E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupat amerikane lene Irakun nderkohe qe vazhdojne polemikat mbi luften

Nderkohe qe autokolonat ushtarake kalojne kufirin nga Iraku per ne Kuvajt dhe flamuri amerikan ulet neper bazat ne mbare vendin nje ankete e fundit e kanalit televiziv CBS tregon se 77 perqin e amerikaneve te anketuar mbeshtesin vendimin per terheqjen e trupave amerikane deri ne fund te vitit.

Rreshteri Fred Fox eshte dakord.

Beme aq sa mundem per ti ndihmuar ata dhe tani irakianet po marrin drejtimin e gjithckaje. shte koha qe ne te kthehemi ne shtepi dhe ti leme ata te kujdesen per vendin e vet.

shte shume heret per ta ditur se si historianet do ta shqyrtojne luften ne te ardhmen por shumica e analisteve pajtohen mbi nje arritje.  Frederick Kagan i Institutit Amerikan Enterprise.

Eleminuam Sadamin nga pushteti ne Irak dhe ishte nje sukses shume i rendesishem.

Por te tjeret shtrojne pyetjen ne arritjen e synimeve me te gjera amerikane per konfliktin. Autori Peter Van Buren eshte nje diplomat amerikan dhe kritik i luftes.

Dy presidente thane se puna jone ne Irak ishte per te krijuar nje demokraci te qendrueshme qe do te ishte aleate e Shteteve te Bashkuara dhe mburoje kunder terrorizmit ne Lindjen e Mesme. Do te ishte e veshtire te thuhet se patem sukses ne keto synime.

Nga fundi i vitit 2006 dhuna dominonte  ne Irak dhe analistet thone se vendi ishte ne prag te nje lufte civile sektare. Ish presidenti i atehershem George W. Bush dha urdher per shtimin e trupave atje cfare coi ne reduktimin e ndjeshem te luftimeve.

Mendoj se shtimi i forcave dhe ndryshimi i strategjise ne 2007 dhe 2008 ishte nje prej arritjeve me te shquara ne historine e luftes per shtypjen e kruengritjes.

Pavaresisht se Shtetet e Bashkuara shpenzuan me shume se 60 miliard dollare ne projektet e zhvillimit ne Irak kritiket thone se vetem nje perqindje e vogel u shpenzua aktualisht per rindertimin.

Diplomati Peter Van Buren.

Pjesa tjeter shkoi per ceshtjet e sigurise u shperdorua dhe u keqperdor apo ishte pjese e korrupsionit ku parate u zhduken ne forma te ndryshme perfshi kufinjte e perfitimit deri ne ate pike sa shume pak para u shpenzuan ne terren.

Vendimi per te tehequr trupat nga Iraku ka shtuar pyetjet rreth dhunes se vazhdueshme atje dhe kercenimin per nderhyrjen iraniane. Adam Mausner i Qendres per Studime Stategjike dhe Nderkombetare.

Terheqja e trupave padyshim qe krijon nje vakum te madh fuqie ne rajon dhe Lindjes se Mesme nuk i pelqen kjo keshtu qe terheqja amerikane krijon mundesi te medha per Iranin qe te influencoje ne Irak.

Iraku dhe Shtetet e Bashkuara tani po fillojne nje marredhenie te re thote ambasadori James Jeffrey.

Ne mbeshtesim ne rruge diplomatike financiare ne mbeshtesim permes tregtise dhe permes prezences tone te zakonshme ne rajon qe ka tendeca per te mbajtur nen kontroll situaten ushtarake.

Afro 4500 trupa humben jeten ne Irak ne nje lufte qe deri tani ka kushtuar me shume se 800 miliard dollare. I kthyer ne shtepi per festat me mireseardhjen e heroit Mike Williams dhe ushtare te tjere e quajne rolin e ushtrise amerikane nje arritje te madhe.

Ne perspektiven afatgjate mendoj se lufta ne Irak u ka shpetuar jeten shume ushtareve dhe civileve ne vendin tone nga detyrimi per te bere sakrificen e fundit dhe patur nje perseritje te sulmeve terroriste te 11 shtatorit.

Per ushtaret amerikan lufta ne Irak ka marre fund. Per miliona irakiane nje e ardhme e re e pasigurte po fillon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›