Gjykata e Lartë, ende e pavendosur për "Priftin"
TIRANE-Kolegji penal i Gjykatës së Lartë, i cili po shqyrton akuzat penale ndaj ish - ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti dhe ish - vartësit të tij, Leonard Beqiri, nuk u dha as dje përgjigje kërkesave të përsëritura të avokatëve për pavlefshmërinë e provave.
Gjykata vendosi të marrë në administrim të gjitha provat materiale dhe shkresore, të paraqitura nga ana e organit të akuzës, por u shpreh se rezervon të drejtën të shprehet në një moment të dytë, për kërkesat e mbro-jtësve ligjorë të të pandehurve dhe për pavlefshmëritë e akteve. Prokurori Bujar Sheshi paraqiti më pas të gjitha provat materiale dhe shkresore, duke nisur që nga ora me të cilën është kryer regjistrimi, kompjuteri lap - top, ekspertizën amerikane për videon "Prifti - Beqiri", të gjitha proces - verbalet e fazës hetimore si dhe tabulatet telefonike të dy të pandehurve.
Nga ana tjetër, avokatët e dy të pandehurve, të pyetur nga Kolegji Penal nëse klientët e tyre do të dëshmonin përpara gjykatës, u shprehën se kjo gjë mbetet për t'u diskutuar në seancat e ardhshme, për sa kohë ligji i lejon të pandehurit të bëjë deklarime në çdo fazë të procesit gjyqësor. Prifti dhe Beqiraj akuzohen për korrupsion pasiv pasi shfaqen në një video duke ndarë një shumë prej 69 mijë eurosh ndërmjet tyre.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)