Noterët, 120 sportele për Hipotekat
TIRANE-Nis nga puna ditën e djeshme një prej projekteve më ambicioze të Ministrisë së Drejtësisë “ONE STOP SHOP tek Noteri”, ku tashmë të gjithë qytetarët mund të mbarojnë punë brenda një periudhe shumë të shkurtër për sa i përket regjistrimit të pronave të tyre.
Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, së bashku me drejtorin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive Arben Qirjako dhe stafin e tij, ishte i pranishëm në zyrën noteriale ‘Mallkuçi – Sadushi’ në kryeqytet ndërsa asistoi në një transaksion on - line të dy qytetarëve. Me realizimin e një prej projekteve më ambicioze të Ministrisë së Drejtësisë, zyra e noterit kthehet një në sportel të vetëm nga ku kryhet shit - blerja e pronës, verifikimi e regjistrimi i saj pa qenë nevoja që qytetarët t’i drejtohen Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
“Me këtë reformë të jashtëzakonshme që ne startojmë, qytetarët do të përfitojnë kohën që do t’i duhej për të kryer një veprim në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive Paluajtshme. Brenda pak sekondave, ashtu siç edhe demonstruam, u verifikua gjithë ai proces që duhej të kryhej tek Zyra e Pasurisë së Paluajtshme. Nëpërmjet një dixhitalizimi total që i është bërë regjistrave të pasurive të paluajtshme edhe zyrave noteriale në të gjithë Tiranën i kemi krijuar mundësi qytetarëve që nga 10 sportele që funksionojnë në ZRPP sot ne të hapim 120 sportele në Tiranë për të marrë informacionin dhe për të kryer shërbimin me ZRPP”, – u shpreh ministri Halimi. Ndërkaq, ai shtoi se 120 noterë që funksionojnë sot në Tiranë do të kthehen në 120 sportele të këtij shërbimi publik që Ministria e Drejtësisë ofron nëpërmjet ZRPP-së.
“Një reformë kjo unike në Ballkan, unike në të gjithë rajonin dhe që do t’i shërbejë forcimit të besimit të qytetarëve tek aktorët e drejtësisë. Është një reformë e cila bën pjesë në reformën e sistemit të drejtësisë dhe që sigurisht që do të sjellë një besim të madh të qytetarëve tek noteri. Atë shërbim që qytetarët e merrnin për 1000 lekë të reja në ZRPP në zyrën e noterit do ta marrin vetëm për 600 lekë të reja”, – deklaroi Halimi. Reforma e dixhitalizimit të noterisë dhe sistemi “ONE STOP SHOP për Noterët”, është reforma më thelbësore dhe e qenësishme e Ministrisë së Drejtësisë në këto muaj, me qëllim dhe vizion të përcaktuar qartë për konsolidimin e drejtësisë në vend, por edhe përmirësimin e respektimin e të drejtave të qytetarëve, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të shpejta, cilësore dhe efektive. “Dixhitalizimi i sistemit të noterisë ka të bëjë me dy aspekte: E para me aksesin on - line të noterit me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për marrjen e informacioneve dhe e dyta me dixhitalizimin e regjistrave noteriale dhe krijimin e një regjistri unik dixhital të noterëve në të gjithë Shqipërinë”, – mbyllet njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me inaugurimin e projektit “ONE STOP SHOP për Noterët”.
(d.b/Th.Samarxhiu/GazetaShqiptare/BalkanWeb)