Lëvizja “Vetëvendosje” ngushëllime për Feti Voglin

Lëvizja “Vetëvendosje” përmes një telegrami ka ngushëlluar presidentin Bamir Topi, qeverinë dhe të gjitha institucionet e mbrojtjes si dhe qytetarëve shqiptar për vdekjen e kapitenit Feti Vogli.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së Kapiten Feti Vogli dhe plagosjen e rëndë të Nëntetarit Aleksandër Peçit, të cilët po shërbenin në Kandahar të Afganistanit, në kuadër të forcave paqeruajtëse të Aleancës Veriatlantike (NATO). Ata po përpiqeshin t`i siguronin paqe një vendi të shkatërruar nga lufta dhe konfliktet e brendshme, por që ka aq shumë nevojë për paqe dhe zhvillim. Lëvizja Vetëvendosje u shpreh ngushëllime familjes së kapitenit të rënë në Afganistan” thuhet në telegramin e ngushëllimit. Gjithashtu lëvizja “Vetëvendosje” i ka uruar shërim të shpejtë, Nëntetarit Aleksandër Peçi.