Berisha: 96 përqind e territorit jashtë emergjencës
Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se 96 përqind e territorit të vendit është jashtë emergjencës. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha ka theksuar se vetëm një numër i kufizuar komunash janë sërish nën dëborë.
“Defakto mbi 96 përqind e këtij territori që shtrihet nga Leskoviku deri në Vermosh është jashtë emergjencës sonë në rrafshin e komunikimit. Qeveria do të mbajë duke vëzhguar çdo ditë hapjen e rrugëve kryesisht të fshatrave dhe përkujdesjen me krirjen e dëborës pasi është një moment që favorizon orteqet. Prandaj edhe thirrja ime është për këto zona që të bëhet çdo lloj evakuimi pasi kjo është një çështje që mund të zgjasë” ka theksuar Berisha.
Kryeministri Berisha nuk la pa sulmuar edhe kreun e PS-së Edi Rama të cilin e quajti si Kasandra që parashikon kriza.
“Kasandra që parashikon krizë të trefishtë, katastrofë nga bora, katastrofë nga energjia dhe nga përmbytja. Nuk është mirë në asnjë rrethanë të ndjellësh të keqen, të rrahësh gjoksin me fatkeqësinë kur qeveria ka pasur plane dhe është gjithnjë e përgatitur për emergjencat. Qeveria e ka treguar shkallën e lartë për përballimin e emergjencave dhe ka përballuar emergjenca nga më seriozet. Urojmë që asnjë nga ato mos të vijë por ne jemi të përgatiur për një reagim të mundshëm nga tyre” ka theksuar Berisha.
vijon..