E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria mban 1 minutë heshtje për nder të Feti Voglit

Kabineti qeveritar ka mbajtur një minut heshtje për nder të kapitenit Feti Vogli i cili u vra gjatë një sulmi në Kandahar të Afganistanit.
 

Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha rënia e kapiten Feti Voglit shton detyrimin për të bërë gjithçka për paqen në këtë vend i cili sipas tij ka një rëndësi shumë të veçantë për sigurinë në Eurorpë dhe në botë.
 

“Dy ditë më parë në Kandahar ra në kyre të detyrës një komando i njësisë sonë luftarake, kapiten Feti Vogli dhe mbetën të plagosur dy komando të tjerë Aleksandër Peçi dhe një ushtarak amerikan. Duke iu uruar shërim të shpejtë dy komandove të plagosur unë ju ftoj ju të nderojmë me një minut heshtje kapitenin Feti Vogli që ra si burrat në krye të detyrës në një mision sa njerëzor aq dhe hyjnor pasi paqja është edhe kushti më themelor i jetës” ka theksuar Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›