E Diel, 1 Nëntor 2026

Levizja Zaptimi i Uoll Stritit shton rradhet dhe mbeshtetjen

Nje muaj pasi protestuesit e levizjes Zaptimi i Uoll Stritit dolen ne parkun Zukoti te Nju Jorkut kjo levizje eshte perhapur ne gjithe boten madje eshte intensifikuar ketu ne Shtetet e Bashkuara.

Te frymezuar nga levizja Zaptimi i Uoll Stritit rreth 100 aktiviste kunder korporatave u grumbulluan para Bankes Qendrore Evropiane ne Frankfurt te Gjermanise.

Nje proteste ne Rome u shoqerua me dhune duke lene pas makina te demtuara dhe xhama te thyera te dritareve te bankave.

Demonstruesit ne Tokio u perqendruan ne pabarazine shoqerore papunesine dhe energjine berthamore.

Nje marshim drejt ambasades amerikane ne Filipine denoi ate qe pjesemarresit e quajten imperializem amerikan dhe luftra agresioni.

Protesta te ngjashme u zhvilluan ne dhjetra qytete te tjera nga Lubjana e Slovenise deri ne Melborn te Australise.

Perfaqesuesi i shtypit ne levizjen Zaptimi i Uoll Stritit Mark Bray thote se rezistenca ndaj ndikimit te korporatave shume-kombeshe ka nevoje per nje levizje shume-kombeshe.

Problemet me te cilat perballemi ne vende te ndryshme ndryshojne sipas pozites gjeografike dhe rrethanave. Por qendresa ndaj shkurtimit te shpenzimeve shoqerore thirrjet per demokraci te vertete qe u jep perparesi zerave te mases punetore perkundrejt zerave te korporatave eshte nje ndjenje e perbashket. - tha ai

Levizja Zaptimi i Uoll Stritit nuk duket se ka udheheqes apo nje mesazh te perbashket. Ne Sidni te Australise per shembull rreth 300 demonstrues akuzuan me te pasurit e botes per bllokimin e pasurise. Ne Nju Jork artisti Beni Zable nga Australia fajesoi po keta te pasur per ndotjen e mjedisit. Ai tha

Nje per qind e popullsise jane shume te pasur dhe e kane arritur kete me cdo kusht. Pas kesaj pasurie nuk ka asnje moral ata e sigurojne kete pasuri duke germuar e duke ndotur.

Te dielen Presidenti Barak Obama iu referua kesaj levizjeje kur permendi emrin e te perndershmit Martin Luther King i Riu. Zoti Obama foli ne Uashington me rastin e perurimit te monumentit te udheheqesit te te drejtave civile.

Nese ai do te ishte sot gjalle besoj se do ta na kujtonte se punetoret e papune mund ti bejne sfide me te drejte babezise se Uoll Stritit pa percmuar te gjithe ata qe punojne aty. - tha presidenti Obama

Ne Zvicer Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki-Moon tha se ministrat e financave te G-20-tes duhet te degjojne protestuesit dhe te hartojne plane pune per te zgjidhur shqetesimet e tyre.

Udheheqesi i levizjes punetore Solidarnost te Polonise dhe laureat i cmimit Nobel Leh Valesa u shpreh ne mbeshtetje te protestuesve. Dhe me shume se 100 autore mes tyre disa fitues te cmimit Pulitzer kane nenshkruar nje peticion ne Internet ne te cilin shpallin mbeshtetjen e tyre per levizjen globale Zaptimi i Uoll Stritit.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›