Lëvizja Zgjohu uron për rrugën e kombit
Dje, Kryeministri Berisha shembi murin e fundit që ndante Shqipërinë me Kosovën, sot Ministri Limaj po vazhdon realizimin e lidhjes së shqiptarëve dhe urojmë që nesër, damarët e kombit të kalojnë edhe nëpër Maqedoni nëpërmjet ndërtimit të Rrugës së Arbërit dhe autostradës drejt Prishtinës, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Zgjohu.
Më pas deklarata vlerëson se shqiptarët në rajon po demonstrojnë në mënyrën më të mirë integrimin paqësor dhe bashkëpunimin rajonal.
Rruga e Kombit inaugurohet sot në kryeqytetin shpirtëror të të gjithë shqiptarëve dhe po rilidh kombin duke ringjallur dhe realizuar idealet e shqiptarëve ndër shekuj si dhe dëshmorëve të Ushtrive Çlirimtare Shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe Diaspora, thuhet deklaratë.
m.xh/NOA