E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr në një lokal nate, plagoset roja

Prishtinë, 25 prill, NOA Një sherr për të hyr në një lokal nate është kthyer në një incident të përgjakshëm mes dy të rinjve. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ku si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur më armë zjarri punonjësi i sigurisë së lokalit.

Lajmi konfirmohet nga Policia e Kosovës e cila sqaron se viktima, punëtor i sigurimit në lokal, kishte ndaluar një të ri që të hynte në ambientet brendshme të lokalit të natës. Në këto momente personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga Policia e Kosovës, ka nxjerrë armën dhe ka plagosur me pistoletë rojen.

Por ngjarja nuk ka përfunduar me kaq. Edhe pse i plagosur, roja i lokalit e ka ndjekur nga pas autorin dhe madje ka arritur ti marrë nga dora dhe pistoletën.

Policia e Kosovës sqaron se i plagosuri është dërguar në spital dhe personi që qëlloi me pistoletë është arrestuar.

m.xh/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›