Levizja e lire Fajon Ruani kriteret per te mos rrezikuar regjimin e vizave
Europarlamentarja Tanja Fajon vlereson punen e mire te bere nga Shqiperia per plotesimin e kritereve per levizjen e lire te shqiptareve. Sipas saj Shqiperia e meritoi teresisht levizjen e lire por duhet te ruhen kriteret per te mos rrezikuar. Per sa i perket liberalizimit te vizave Shqiperia e meriton regjimin e heqjes se vizave dhe shpresoj se ajo do te vazhdoje me permbushjen e kritereve dhe do te ishte katastrofike nese vendet e BE-se do te vendosnin regjimin e vizave - u shpreh Fajon. Europarlamentarja Fajon tha se Shqiperia po ben perpjekje te rendesishme dhe po ecen mire deri tani ne kete rruge. Por ekzistojne disa probleme per sa i perket disa kalimeve jo te ligjshme persona te cilet nuk respektojne rregullat e regjimit te vizave. Vendet anetare te BE-se mund te bien dakord per te pezulluar edhe regjimin e vizave. Situata eshte kritike dhe kerkon nje angazhim shume serioz ne menyre qe asnje prej ketyre vendeve te BE-se ti rikthehet regjimit te vizave me Shqiperine pasi eshte ne te mire te qytetareve qe te kene nje te ardhme sa me te mire - theksoi Fajon. Ajo shtoi se kerkesat e Brukselit jane gjithmone e me te larta ndaj duhet te vazhdoje puna per reformat. Kerkesat nga Brukseli jane te larta por kur behet fjale per luften kunder krimit te organizuar kerkohet edhe me shume. Per sa i perket artikujve 23 dhe 24 kerkohet me shume pasi i perkasin pikerisht luftes kunder krimit dhe korrupsionit. Edhe per Kroacine keto kane qene artikujt edhe me te veshtire - tha Fajon duke shtuar se keta artikuj do te hapen te paret dhe do te monitorohen dhe me shume. Europarlamentarja deklaroi me tej se eshte e rendesishme te garantohet pluralizmi ne media dhe gazetaret te jene te besueshem e te organizuar gazetaret duhet te respektojne kodin e etikes dhe tu percjellin qytetareve nje informacion te balancuar e transparent. Per sa i perket Kosoves - vijoi Fajon - ajo nuk ka patur asnje shans per te filluar dialogun por tashme autoritetet kane permbushur disa kritere dhe ne kete menyre edhe BE-ja do te filloje dialogun per sa i perket procesit te liberalizimit te vizave me Kosoven.