Lëvizja e parë e Flamur Nokës: Shkarkohet drejtori i SHKB, Astrit Halili
Pak ditë pasi ka marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme, Flamur Noka ka firmosur shkarkimin e parë. Bëhet fjalë për drejtorin e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Astrit Halili. Nuk ka pasur asnjë sqarim për këtë lëvizje të Nokës, por mësohet se në vend të Halilit është emëruar Bashkim Shehu, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve.
Halili është akuzuar ashpër nga ish- drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, për lidhje me skandalin e tregtisë së kromit në Bulqizë.
Emri i tij ka dalë disa herë në media si pjesë e grupit të tropojanëve në ministri, me në krye të shumëakuzuarin Agron Kuliçi.
Halili kishte shtatë vite në atë detyrë.