E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizje surprizë e Merkel:Të krijohet unioni politik

Kancelarja gjermane duket se ka ndryshuar qëndrim në politikat për të ardhmen e Europës. Ajo ka njoftuar prezantimin për takimin e ardhshëm të liderëve europianë në fund të qershorit, mbi një plan pune për të përshpejtuar procesin e unifikimit politik të BE. Lajmi bëhet i ditur nga intervista që kancalarja ka dhënë për median gjermane Ard dhe pritet të transmetohet të premten.

Sipas kësaj interviste të Merkel, takimi i Brukselit duhet të jap një sinjal të fortë për më shumë Europë dhe do të përcaktojë afatet për refromat e mëtejshme në këtë drejtim. Ne themi, ka shtuar Merkel se kemi nevojë për më shumë Europë, se nuk kemi nevojë vetëm për një bashkim monetar por na shërben edhe një bashkim fiskal, që do të thotë një koordinim më i fortë për politikat e bilancit. Por mbi të gjitha ka thënë kancelarja kemi nevojë për një bashkim politik që do të thotë se duhet t`i japim hapa pas hapi më shumë kompetenca europës duke i mundësuar edhe më shumë fuqi kontrolli.

Këto deklarata të merkel komentohen si një akses nga ana e Berlinit mbi hapjen e një zinxhiri të bursës dhe si një mbështetje të eurobondit, gjë që më parë është kundërshtuar forcërisht prej gjermanisë. Nëse doni që ne të garantojmë borxhet tuaja ka thënë Merkel atëherë kërkojmë edhe më shumë kontroll mbi politikat tuaja të bilanceve. Në intervistën për gjermanen Ard, Merkel është shprehur në favor edhe të një strategjie për Europën ku konsolidimi i llogarive publike dhe rritja të shihen si dy anët e së njëjtës medalje. Pa financat të shëndosha publike nuk ka rritje. Por financat e shëndosha vetëm nuk mjaftojnë kështu që shërbejnë elementë të tjerë, që i përasin më shumë cështjes së konkurrueshëmrisë, ka thënë Merkel. Me euron ka shtuar ajo, kemi një europë që ecën me shpejtësi të ndryshme.

Kjo situatë do të fuqizohet pasi kush është në Bashkimin monetar duhet të kooperojë më ngushtësisht. Duhet të jemi më të hapur për tu dhënë mundësinë të tjerëve për të bashkëpunuar, por nuk mund të ndalojmë sepse dikush nuk dëshiron të eci me ne, ka përfunduar merkel intervistën e saj për Ard. Këto lëvizje surprizë të kancelares gjermane duket se janë ndikuar edhe nga presioni që SHBA, përmes presidentit Obama i kanë bërë Merkel, për të qenë më fleksibël në politikat europiane. Mbi këto politika presidenti Obama ka komunikuar me Montin, Hollonde dhe Cameron, duke u thënë se nëse Merkel nuk heq dorë nga qëndrimet e saj, duhet të vihet me shpatulla pas murit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›