E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mubarak në gjendje të rëndë shëndetësore

Vazhdon të jetë e përkeqësuar gjendja shëndetësore e ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, që nga transferimi i tij në burg, pak ditë më parë.
 

Fundjavën e kaluar, Mubarak është dënuar me burgim të përjetshëm, për shkak të rolit të tij në vrasjen e protestuesve, gjatë kryengritjes së vitit të kaluar kundër regjimit të tij.
 

Zyrtarët e sigurisë kanë thënë të enjten se gjendja e Mubarakut është përkeqësuar aq shumë, saqë nuk arrin të marrë frymë pa oksigjen shtesë.
 

Sipas autoriteteve spitalore, Mubaraku vuan nga “depresioni akut” dhe tensioni i lartë i gjakut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›