Levizjet dhe transferimet ne futboll
Xhovani Trapatoni nuk do të jetë më trajner i kombëtares së Irlandës.
Trajneri italian ka dhënë dorëheqjen pas gati pesë vjetësh në pankinën e përfaqësueses irlandeze.
Shakak për këtë vendim ka qenë dështimi i skuadrës në eliminatoret e Botërorit 2014.
Irlanda u mund 1-0 në ndeshjen e fundit kundër Austrisë, ndërsa kjo disfatë e ka nxjerrë përfundimisht atë nga gara për një vend në finalet e Brazilit.
Trapatoni ka gjetur gjuhën e përbashkët me Federatën Irlandeze të Futbollit për të prishur kontratën.
Pujol bashkohet në stërvitje me Barcelonën
Karles Pujol nuk ka ndërmend të heqë dorë kaq lehtë nga futbolli profesionist dhe gjithnjë tek Barcelona.
Kapiteni kthehet në fushë pas 3 javësh, të paktën nëse nuk do të ketë të papritura lidhur me dëmtimin e tij. Tashmë ka kaluar dëmtimin dhe po rikuperohet me shpejtësi.
Këtë javë, Pujol bashkohet me grupin në stërvitje.
Reali i Madridit do ta ketë Ronaldon ndaj Vijarrealit, por do të mungojë Isko
Reali i Madridit do ta ketë Kristiano Ronaldon këtë javë ndaj Vilarealit në kampionatin spanjoll, por lojtari i ri Isko do të mungojë.
Isko ka shënuar 3 gola në 3 ndeshje të kampionati deri tani.
Trajneri Ançeloti do të ketë shumë mungesa pasi i dëmtuar është Marselo, ndërsa në dyshim është edhe mbrojtësi tjetër, portugezi Koentrao.
Tifozët presin me shumë interesim debutimin e Garet Bejlit, ndërsa Mesut Ozil është larguar për tek Arsenali.
Abrashi kërkohet nga skuadra e Bazelit
Amir Abrashi mund të transferohet te Bazeli.
Janë mediat kosovare, të cilat bëjnë të ditur se klubi zvicerian interesohet per mesfushorin e kombëtares së Shqipërisë.
Aktualisht, Abrashi është pjesë e skuadrës tjetër të kampionatit të Zvicrës, Grasshopers.
Futbollisti i talentuar ka tërhequr vëmendjen e Bazelit me paraqitjet e tij, jo vetëm me klubin ku luan, por edhe me përfaqësuesen kuqezi.
Pasi luajti titullar në sfidën miqësore kundër Armenisë, Amir Abrashi zbriti në fushë si zëvendësies në ndeshjen kundër Sllovenisë.
Po ashtu, edhe trajneri De Biazi shpesh herë e ka cilësuar atë si një lojtar të talentuar.
Barcelona rinovon kontratën e Kristian Tejos
Kristian Tejo do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës.
Klubi katalunjas nuk mund t’i lejonte vetes të humbte një tjetër lojtar të akademisë së saj, ashtu siç ndodhi me Tiago Alkantarën dhe për këtë arsye ka rinovuar me sulmuesin 22-vjeçar.
Tejo kërkohej nga Liverpuli gjatë merkatos së verës, por futbollisti refuzoi të largohej nga skuadra spasnjolle.
Ai ka pranuar rinovimin deri në vitin 2018 me Barcelonën, por nga ana tjetër ka rritur përfitimet financiare.
Sipas mediave iberike, Tejo do të fitojë nga kontrata e re nga 1.5 deri në 2 milionë euro në sezon.
Kaka pritet të luajë si titullar në ndeshjen kundër Torinos
Rikardo Kaka mund të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e ardhshme që Milani do të luajë të shtunën në fushën e Torinos.
Megjithëse dyshimet janë të mëdha, sipas mediave italiane braziliani që u kthye te skuadra kuqezi vetëm në ditën e fundit të merkatos do të fitojë menjëherë një vend si titullar.
Nuk ka një kionfirmim nga trajneri Masimiliano Alegri, por sipas mediave përtej Adriatikut, Kaka ka bindur teknikun me paraqitjen e tij në ndeshjen miqësore kundër formacionit zvicerian të Kiasos.