Italia e Holanda kualifikohen per ne finalet e Boterorit
Italia dhe Holanda kanë siguruar kualifikimin për në Botëror.
Të kaltrit ia dolën pas fitores 2-1 ndaj Republikës Çeke, ndërsa holandezët pas suksesit 2-0 në fushën e Andorrës.
Skuadra e Çezare Prandelit pësoi gol shpejt në Torino, por përballoi presionin dhe përmbysi rezultatin në pjesën e dytë.
Fillimisht, barazoi Kielini.
Më pas, vendasit fituan një penallti dhe atë e mori përsipër Mario Baloteli.
Sulmuesi i Milanit nuk gaboi.
Italia ka 20 pikë në grupin B, 7 më shumë sesa Bullgaria.
Holanda fitoi në Andorrë me dy gola të Robin Van Persit dhe tani ka 22 pikë në grupin D. Hungaria është e dyta me 14.
Disa skuadra të tjera kanë siguruar të paktën pjesëmarrjen në plej of. Këto janë Belgjika, Kroacia, Gjermania, Bosnja, Greqia, Spanja dhe Franca.
Gjermanët fituan 3-0 në fushën e Ishujve Faroe, me gola të shënuar nga Mertezaker, Ozil dhe Tomas Myler, por Klose nuk e theu dot këtë herë rekordin e Gerd Mylerit.
Anglia barazoi 0-0 në fushën e Ukrainës, një ndeshje ku pati shumë mungesa dhe ku vendasit ishin më shumë kërkues. Anglezët janë në krye të grupit H me 16 pikë, ndaj 15 të Malit të Zi.
Në grupin F, Rusia doli në vend të parë pasi mundi 3-1 Izraelin në Moskë. Rusët kanë 18 pikë ndaj 17 të Portugalisë.
Në grupin G, Bosnjë-Hercegovina e Greqia vazhdojnë duelin për vendin e parë. Boshnjakët fituan 2-1 në Sllovaki, ndërsa grekët mundën 1-0 Letoninë.
Së fundi, Franca ishte në prag të humbjes në Bjellorusi, por përmbysi rezultatin duke fituar 4-2.
Vendasit kaluan dy herë në epërsi, por skuadra e Deshampit u ndihmua nga Frank Riberi që shënoi dy herë.
Francezët siguruan fitoren falë rrjeta të realizuara më pas nga Samir Nasri dhe Pol Pogba.