E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizjet në Bankën Qendrore Europiane

12-09-2011 / Nga Ilirian Dahri

Nisur nga kriza krizën globale, që ka prekur edhe shumë vende të Bashkimit Europian, në Bankën Qëndrore Europiane po vihen re disa lëvizje që kanë të bëjnë me emërimet e reja që do të bëhën në gjysmën e dytë të këtij viti. Duket se Gjermania do të propozojë një kandidat të sajin  për vendin që do të jetë vakant pas dorëheqjes të  Jurgen Stark. Me këto lëvizje nuk kërkohet që vetë Banka Qëndrore Europiane të ndryshojë rrënjësisht, sepse ajo do të vazhdojë të kryejë funksionet e saj që kanë të bëjnë me adoptimin e vendimeve të nevojshme për të zgjidhur detyrat që i janë besuar nga Eurosistemi, do të vazhdojë të formulojë politikat monetare për zonën euro dhe vendimet relative që kanë të bëjnë me objektivat monetare por askush nuk dyshon se mes gjashtë anëtarëve të Këshillit Ekzekutiv nuk do të vijë një gjerman. Ndërkaq, Ministri i Financave të Gjermanisë, Wolfgang Shauble nuk ka dashur të komentojë mbi emrin e pasuesit të Stark-ut por shtypi gjerman ka bërë të ditur se ai do të jetë Jorg Asmussen, 45 vjeç, Zv/ministër i vëtë Shaubles i cili ka një karrierrë të pasur në Ministrinë e Financave të Gjermanisë. Duke marrë shkas nga një Master që Asmussen ka kryer në Universitetitin prestigjoz Bokoni të Milanos (1991-1992), ndonjë gazetë perëndimore ka shtuar se Këshilli Ekzekutiv do të jetë i “italianizuar” duke përmendur edhe Presidentin Mario Draghi. Por nëse i përzgjedhuri do të ishte Jorg Asmussen në Këshillin ekzekutiv do të gjente një tjetër gjerman, presidentin aktual të Bundesbank Jens Weidmann. Dyshimet ndërkaq ekzistojnë akoma, sepse të zëvëndësosh Jurgen Stark-un në kërkimin ekonomik, pra në një rol që ka një influencë të madhe në vendimet për politikën monetare nuk është mdoshta kaq e lehtë. Por ndoshta Jorg Asmussen mund të sjellë një dozë pragmatizmi dhe fleksibiteti në Bankën Qëndrore Europiane. Gjithsesi sipas Traktakteve anëtarët e Këshillit duhet të jenë persona me një eksperiencë profesionale në fushën monetare ose atë bankare dhe kjo zgjedhje mund të bëhet pasi vendet kanë dhënë kanditaturat e tyre, pastaj gjithçka kalon tek Ekofin, për t’u dëgjuar edhe mendimi i vetë Bankës Qëndrore Europiane dhe në fund duhet edhe një konsultim nga ana e Parlamentit Europian. Gjithsesi emërimi i përket Këshillit të Europës, ku vendosin krerët e shteteve dhe të Qeverive europiane. Pasuesi i Stark-ut (dorëheqja e të cilit u bë pikërisht në mes të krizës europiane, mandati i të cilit duhej të skadonte më 31 maj të 2014), ndoshta do të emërohet brenda këtij fundviti. Por Zv/ministri aktual i Qeverisë gjermane të Angela Merkel, është konsideruar një figurë e rëndësishme në menaxhimin e krizës të Eurozonës. Edhe Presidenti i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker ka nënvizuar – gjatë G7 të Financës në Marsejë - se do të ishte një “zgjedhje shumë e mirë” që pas të dorëhequrit Jurgen Stark, vendin e tij ta zinte Zv/ministri aktual i Gjermanisë Jorg Asmussen. Ndërkaq sipas disa zërave të tjerë, vetë Juncker mund të zëvëndësohet nga një tjetër gjerman, kur në janar të vitit 2012 do të skadojë mandati i tij në krye të Eurogrupit, dhe ky mund të jetë ministri aktual i Financave të Gjermanisë Wolfgang Shauble. Vetë Shauble kishte nënvizuar pikërisht dje, pas dorëheqjes së Stark-ut se Gjermania do të propozonte një kandidat të sajin. Por mbi të dorëhequrin Stark nuk ka munguar dhe solidariteti i shumë përfaqësuesve të institucionit monetar të cilët kanë insistuar se vendimi i tij për t’u dorëhequr ka ardhur nga motive personale. Në veçanti Presidenti Jean – Claude Trichet ka nënvizuar se: “Stark është një mik i imi prej shumë vitesh. Ka marrë vendimin e tij prej motiveve personale dhe unë e kam falenderuar për të gjithë atë që ka bërë në Bankën Qëndrore Europiane, dhe për besnikërinë e tij ndaj këtij institucioni”. Sidoqoftë, duket se me të vërtetë në Këshillin drejtues  cili mblidhet dy herë në muaj në Frankfurt të Gjermanisë, (ku mbledhja e parë merret me vlerësimet e ecjes ekonomike dhe monetare dhe me vendimet mujore të politikës monetare ndërsa e dyta i rezervohet çështjeve që kanë të bëjnë detyrat dhe përgjegjësinë e Bankës Qëndrore Europiane dhe të Eurosistemit), do të ketë përfaqësues gjerman.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›