E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizjet në KQZ, Wollfarth: Jepni sqarime ligjore, Sequi: Po vëzhgojmë

sequi-dhe-wollfarth-9-320x2Tiranë- Pas vendimi të djeshëm të Komisionit të Ligjeve për lirimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, kanë reaguar sot edhe ambasadorët ndërkombëtarë të akredituar në vendin tonë. Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth u shpreh se do të kërkohet të jepen sqarime ligjore mbi marrjen e këtij vendimi.

Une di se ka pasur diskutim të Komisionit Ligjor, por fjala e fundit lidhur me të mesa di unë duket se nuk është thënë ende,- tha ai, duke shtuar se shpjegimi i bazës ligjore është shumë i rëndësishëm.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët ai ka kërkuar nga institucionet të merren vendime të kujdeshme, ndërsa bëri apel që KQZ-ja të shihet si institucion jo politik.

Ndërkohë reagime ka pasur edhe nga ambsadori i BE-së, Ettore Sequi, i cili tha se është ende herët për të folur, por gjithçka sipas tij do të jetë në vëzhgim edhe seanca e sotme plenare në Kuvend, ku pritet të bëhet zyrtarizimi i shkarkimit.

Një ditë më parë PD-ja kërkoi nëpërmjet një shkrese largimin e Ilirian Muhos, pasi sipas kryesisë së saj largimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim nga qeveria ka prishur balancat në KQZ. Mazhoranca e miratoi dje në komision këtë kërkesë, por kjo u kundërshtua hapur nga opozita.

Në shkresën e PD-së thuhet se në bazë të rregullores dy anëtarë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve zgjidhen nga partia më e madhe në mazhorancë, dy nga partia më e madhe në opozitë, ndërsa dy partitë e dyta më të mëdha në të dyja kampet zgjedhin nga një anëtar. Sipas PD-së largimi i LSI-së bën që partia e dytë më e madhe të jetë ajo Republikane dhe i takon asaj anëtari i tretë nga kampi qeveritar në KQZ.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›