E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta për Çamërinë, protestë para Kuvendit: Nuk bëjmë kompromis

rezolutaaaTiranë- Në shenjë reagimi për mosshqyrimin e Rezolutës Çame nga Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Shoqata Çameria po mban mesditën e sotme një protestë.

Ardian Tana, kreu i shoqatës Çamëria thotë se miratimi i Rezolutës nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë është e dosmosdoshme për të mbyllur një plagë të madhe të kombit shqiptar.

“I kërkojmë parlametit të zbardhë sa më shpejt Rezolutën Çame. Të kësaj plage që ende kullon gjak. Jemi krenar se i kemi dhënë zë politikës e të gjithë shqiptarëve për të qenë më dinjitoz përballë presioneve të Greqisë. Nuk bëjmë komprom për çështjen çame”,-thanë përfaqësuesit.

Protesta po zhvillohet në fund te rrugës pedonale “Abdi Toptani”.

Dje mbledhja e Komisionit të Jashtëm është shoqëruar sërish me debate, pasi ka vijuar shqyrtimi i Rezolutës Çame të propozuar nga PDIU-ja. Kreu i këtij komisioni, Fatos Beja, riktheu për diskutim rezolutën e vitit 2004, kjo pasi sipas tij ajo u miratua në këtë vit në Parlament dhe nuk mund të miratohet sërish. Kjo gjë është kundërshtuar nga të pranishmit, të cilët kanë thënë se ajo nuk është hedhur në Fletoren Zyrtare.

Por Beja tha se ajo është miratuar duke dhënë detaje nga votimi. Ai tha se Reazoluta u miratua me 53 vota pro, 4 kundër dhe 44 abstenim. Mungesa e saj në Fletoren Zyrtare u kundërshtua ashpër nga kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili kërkoi hetim ndaj kreut të Kuvendit të asaj kohe, Servet Pëllumbi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›