E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto:Raporti i Martit Mund të vonojë njohjen e Kosovës

TIRANE-Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Raporti i komisionerit të KE-së Dick Marty për Kosovën mund të ngadalësojë njohjen e pavarësisë së saj, por nuk mund ta pengojë atë.
Haxhonasto tha se Shqipëria është e gatshme për bashkëpunim në hetimet që Haga e EULEX mund të ndërmarrin rreth akuzave që Marty adreson ndaj shqiptarëve dhe luftëtarëve të UCK.
Më pas numri një i diplomacisë ka përshëndetur njohjen e pavarësisë nga Katari.
“Unë e quaj të rëndësishëm vendimin e Katarit për njohjen e pavarësisë së Kosovës që do të pasohet edhe nga njohje nga shtetet të tjera që vlerësojnë progresin e bërë nga Kosova, por gjithashtu edhe për vlerësimin e kontributeve që jep pavarësia e saj për paqen dhe stabilitetin dhe për zhvillimin e rajonit të Ballkanit” theksoi Haxhinasto.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Haxhinasto:Raporti i Martit mund të vonojë njohjen e Kosovës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›