E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levizjet ne qeveri ministrat diskutojne postet

Batutat ne mbledhjen e KM-se Lesi kerkon postin e Staroves. Olldashi Lesit Kujdes do mbetesh pa gje

Zevendesministri i Turizmit Nikolle Lesi ndonese merr pjese rralle ne mbledhjet e Keshillit te Ministrave duket se e ka te pamundur te shmange batutat para anetareve te kabinetit qeveritar. Pa e kuptuar se ke qellonte me batuten e radhes z. Lesi ne mbledhjen e djeshme te qeverise shfrytezoi minutat para se te hynte ne salle Kryeministri Sali Berisha per ti kerkuar nje favor ministrit te Mbrojtjes Arben Imami. Dhe gjithnje me humor por qe dukej qarte se kishte dicka te vertete brenda fjaleve te Lesit. Lakmia e tij per te ikur nga zevendes i Fendinand Xhaferajt dhe per tu zhvendosur drejt Mbrojtjes si zevendes i Imamit u shoqerua edhe me reagime jo optimiste nga pjesa tjeter e anetareve te kabinetit qeveritar pikerisht ministrit te Puneve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi dhe me pas ai i Kryeministrit Sali Berisha i cili i kujtoi vartesit te tij Lesi se kete ceshtje mund ta vazhdonin pas largimit te mediave nga mbledhja e Keshillit te Ministrave.

Debati me humor i ministrave

-Ne salle ende nuk ka hyre Kryeministri Lesi i drejtohet Imamit Arben si thua sikur te nderrohem une me Arian Staroven ai te vije ne vendin tim tek Turizmi dhe une te vij tek Mbrojtja Apo nuk e ke ti ne dore Ne fakt per kete vendos ai burri qe rri tek ajo karrigia per Berishen ai vendos per gjithcka...

-Pa i dhene mundesi ministrit Imami qe te pergjigjej nderhyri me te qeshur ministri i Puneve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi i cili iu drejtua z.Lesit Nikolle bej kujdes se duke dashur te nderrosh vend nuk dihet se ku perfundon pastaj por me mire rri aty ku je...

-Pa e lene qe te vazhdoje me tutje foli z. Lesi i cili ne kete rast ngriti edhe tonin e zerit O Kol avioni im fluturon ne ajer dhe ka shume pista...

-Ne moment futet Berisha ne salle dhe ministrat nderpresin batutat. Por sapo Kryeministri perfundon pjesen zyrtare te mbledhjes dhe do te fillonte diskutimi i projektligjeve pa pranine e medias zevendesministri i Turizmit Nikolle Lesi i rikthehet batutes Z. Kryeminister qepare i propozova ministrit Imami qe te me nderronte vendin me Arian Staroven qe une te shkoj tek Mbrojtja kurse ai te vije tek Turizmi besoj edhe ju jeni dakord

-Berisha i pergjigjet me te qeshur Lesit Nikolle flasim pas mbledhjes per kete ceshtje...

Berisha Rames Kam 37 vjet i martuar

Kaosi i shkaktuar me trafikun ne Tirane u shoqerua dje edhe me nje batute te Kryeministrit Sali Berisha gjate mbledhjes se djeshme te qeverise. Edhe kete here adresuar kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama te cilit iu drejtua me fjalet Trafiku shkoi ne katastrofe dhe do te shkoje ne katastrofe se je i vetmi kryetar bashkie ne Evrope dhe ne bote qe ne 12 vjet nuk ke ndertuar nje rruge ne qytetin tend. Ke mbjelle 5 kumbulla te kuqe dhe ke shtruar tri trotuare. Ky zoteri e ka lene qytetin pa transport publik eshte qyteti i vetem ne Evrope pa transport publik. Vuri Ferlutet qe i bene dasmen dhe grisi abonete e qytetareve. Bandite te vertete. E them se ka qene per mua gjeja me revoltuese. Aboneja eshte kontrate aboneja eshte ligj. Nuk mund ti grisesh kujt kontraten pse sponsorizon dasmen. Edhe aty bente te paditurin duke thene se fajin ma ka Sali Berisha. Berisha ka 37 vjet qe eshte martuar. Cpune kisha une Nuk mund te ndodhte kurre ne nje bashki. U grisi te semureve pleqve te moshuarve te rinjve. Ky ka qene nje akt banditesk diten per diell dhe ata duhet te ndeshkohen me heqje patente. Ky ishte banditizem i rrugeve te kryeqytetit nga nje njeri qe ndihet i fuqishem sepse i di vete ai marredheniet me kryetarin. Dhe po te doje ia them dhe une por nuk eshte rasti ketu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›