E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat per Ligorin Halimi i drejtohet Gjykates se Larte

Deputeti demokrat Eduard Halimi ankimon ne Gjykaten e Larte nje kerkese per fillimin e procedimit penal ndaj Shegushe Ligorit per vepren penale te Shpifjes per shkak te detyres te kryer boterisht te parashikuar nga neni 240 paragrafi i dyte i Kodit Penal. Kerkesa e depozituar me pare ne Prokurorine e Pergjithshme nuk eshte marre parasysh nga kjo e fundit. Vendimi i prokurorise eshte marre ne mungese te theksuar profesionalizmi dhe injoron hapur detyrimin kushtetutues te nenit 148 per ushtrimin e ndjekjes penale dhe zbatimin e ligjit nga ana e institucionit. Sic e kisha paralajmeruar edhe me njoftimin e dates 27 shtator 2010 prokuroria e ka marre kete vendim per te mos hetuar akuzat publike qartazi per shkak te ortakerise me shpifesit dhe familjaret e tyre - deklaron publikisht deputeti Halimi. Ai shtoi se si deputet i Kuvendit ka jo vetem vullnetin por edhe detyrimin ligjor e kushtetues per te mbrojtur ligjin nga abuzuesit dhe per tjiu kundervene shpifjes dhe perbaltjes si platforme politike. Ankesa e derguar ne Gjykaten e Larte permban nje informacion te plote ku jepet cdo shpjegim ligjor i cili rrezon akuzat e ligjveneses socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›