E Martë, 3 Nëntor 2026

“Tempulli 2”, kapet 22-vjeçari i shpallur në kërkim. Shkon në 72 numri i të arrestuarve në Tiranë

Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Tempulli 2”. I riu ishte shpallur në kërkim, ndërsa u kap nga efektivët në zonën e Alliasit.

22-vjeçari E. C akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Me arrestimin e tij vetëm në Tiranë shkon në 72 numri i personave të ndaluar.  

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni në Tiranë janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›