Lewandoswski u premton tifozëve maksimimumin

Sulmuesi polak, Robert Levandovski, u ka premtuar tifozëve të Borusisë së Dortmundit se do të japë maksimumin e tij në fushë edhe këtë vit, pavarësisht dëshirës publike të shprehur gjatë kësaj vere për t’u larguar nga klubi.
Polaku në muajt e fundit ka qenë i lidhur për një lëvizje të rivali kryesor i ‘milionerëve’, Bajern Munih, por drejtuesit e klubit dortmundas refuzuan çdo mundësi për shkëputje të parakohshme të kontratës, edhe pse verën e ardhshme ai do të largohet pa dëmshpërblim.
”Do të jap gjithçka për Dortmundin, pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur. Kur jam në fushë dhe luaj, mendoj vetëm për Borusinë. Do të jap maksimumin tim që skuadra të ketë sukses”, ka thënë Levandovski për të përditshmen gjermane “Bild”./indeksonline/