Lewandowski-Hart, ‘raundi’ i dytë

Sulmuesi polak Robert Lewandowski ka paralajmëruar portierin e Anglisë, Joe Hart se synon ta mposht në duelin e tyre të martën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014.
Ylli i Borusia Dortmundit u ndal nga portieri i Manchester Cityt në barazimin 1-1 mes skuadrave në Ligën e Kampionëve. Por, Lewandowski ka thënë se Hart nuk është i pamposhtshëm.
“Të jem i sinqertë, ne i ndihmuam pak atij në Manchester, por edhe transversalja. Përveç kësaj ai pranoi një gol andaj nuk është i pamposhtshëm. Shpresoj ti shënoj të martën”, deklaroi Lewandowski për Daily Mail.