Lewandowski befason Valencian, Cadiz mund Atleticon

Duhet një gol i minutës së fundit nga Robert Leëandoëski, te Barcelona, për të mposhtur Valencia-n e Rino Gattusos pas një beteje të vërtetë. Blaugranat shtyjnë menjëherë, me një qendër të lartë graviteti dhe posedim topi asfiksues, por shpesh jo shumë efektiv. Mundësia e parë është për Ansu Fatin, i cili angazhon Mamardashvilin, ndërsa Valencia humbet Cavanin për dëmtim: goditje për Gattuso, Matador kishte shënuar katër gola në tre ndeshje. Ndryshon plani i lojës së Valencias, por jo ai i Barçës që vazhdon me manovrën e saj dhe ka dy raste për shënim: Mamardashvili ndërhyn ndaj de Jong, ndërsa përfundimi i Leëandoëski puth shtyllën. 0-0 në pjesën e parë.
Pjesa e dytë u hap me një gol të anuluar për Valencian: Samuel Lino mposhti ter Stegen, por VAR ndërhyri dhe anulloi gjithçka për një prekje me dorë të Marcos André në fillim të aksionit. Ritmet janë të larta dhe ka gabime, por jo raste: të besuarit e Gattusos luftojnë për çdo top, Blaugranët humbin gjithashtu Koundé dhe mbyllen me Pique dhe Marcos Alonso në mes. Në fund Barça arriti të gjejë rrugën e rrjetës, pikërisht në minutën e 93-të: ishte Robert Lewandowski ai që bëri tifozët katalanas të shpërthejnë, me asistimin e Raphinhas. Goli i 13-të në La Liga për Leëa-n dhe buzëqeshje për Barcelonën, që përqafon për momentin Realin me 31 pikë.
Pas eliminimit nga faza e grupeve të Champions League, Atletico Madrid pëson një tjetër goditje, kësaj radhe në La Liga, mposhtet 3-2 nga Cadiz. Nisje tronditëse për skuadrën e Simeones, goditje pas tridhjetë sekondash: Espino mban një top në fushë që duket i destinuar për të dalë jashtë dhe i shërben Bongondës, i cili mposht Oblak me të majtën.
Minutat kalojnë dhe gjithcka bëhet dramatike në fund të ndeshjes. Në minutën e 81-të është Alex që dyfishon, ndërsa autogoli I hernandez katër minuta më vonë u jep shpres të besuarve të Simeones. Joao Felix në minutën e 89-të vendos barazpeshën, por është Sobrino që në minutën e 9-të shtesë firmos për fitoren, 3-2 për Cadiz.