E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Milano! Një i vdekur, 5 të plagosur mes tyre futbollisti i Serie A

Një person ka humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur nga një sulm me thikë në një qendër tregtare në Assago në Milano. Mes të plagosurve është edhe futbollisti i Serie A,  Pablo Marí. 

Sulmuesi me thikë ishte një 46-vjeçar, i cili është kapur nga karabinierët, ndërsa raportohet që të kishte probleme të shëndetit mendor. Sipas mediave italiane, 46-vjeçari prej një vit po trajtohej për një krizë të rëndë depresioni. Sipas dëshmive ai kishte marrë një thikë nga një market brenda qendrës tregtare dhe më pas kishte nisur të sulmonte njerëzit që ndodheshin aty.

Viktima mbeti një punonjës i marketit, ndërsa mes të plagosurve dy janë në gjendje të rëndë. Futbollisti i Monzas, Pablo Marí u shtrua në spitalin Niguarda dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›