E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lewis ndahet nga e dashura e tij

Asi i Formulës 1, Lewis Hamilton dhe anëtarja e grupit “Pussycat Doll”, Nicole Schwerzinger janë ndarë pas dy viteve së bashku.

Garuesi i Formula 1 dhe ylli i popit kanë thënë se për ta më e rëndësishme është karriera.

“Ata kanë vendosur që të jetojnë ndaras. Ata dëshirojnë që të fokusohen në karrierën e tyre dhe prapë do të mbesin shokë”, kanë thënë në një deklaratë të përbashkët zëdhënësit e çiftit.

Lewis, i cili është përballur me vitin më të tmerrshëm të karrierës së tij thuhet se e ka lënë atë Nicole.

Thuhet se me rikthimin e Michael Schumacher nga pensionimi, ai do të përballet edhe më shumë në vështirësi për të fituar vendin e parë në F1.

Bukuroshja nga Hawaii, e cila njëherë e kishte quajtur Lewis si “shpirt binjak të saj” po ashtu është e zënë për të incizuar albumin e saj të ri solo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›