Gjasula shënon në miqësore

Futbollisti shqiptar, Jurgen Gjasula, ka shënuar gol në ndeshjen miqësore kundër skuadrës së Herthës, anëtare e Bundesliga 1 gjermane.
Skuadra e FSV Frankfurtit, ku luan Gjasula, luajti baras 1:1 me skuadrën nga Berlini. Raffael shënoi në minutën e 40 për epërsinë 0:1 të skuadrës së Herthës.
Në pjesën e dytë, vendësit i barazuan shifrat, duke iu falënderuar futbollistit shqiptar, Gjasula, i cili realizoi gol në minutën e 57 të ndeshjes. Kjo ishte një provë e mirë e Frankfurtit, para nisjes së sezonit pranveror në futbollin gjerman.