Lezha nderon zjarrfikësit, Bashkia do të investojë më shumë për këtë shërbim jetik

Në një ceremoni të veçantë, Bashkia e Lezhës ka ndarë certifikata mirënjohjeje për punën dhe sakrificën e efektivëve zjarrfikës gjatë verës.
Drejtori i shërbimit zjarrfikës në Lezhë, Ferdinand Preçi, tha se falë profesionalizmit dhe vendosmërisë së efektivëve është bërë e mundur ndërhyrja edhe në terrene shumë të vështira.
“Fal përkushtimit të djemve qe kemi këtu, është bërë e mundur ndërhyrja edhe në ato zona ku ndërhyrja ka qenë ë vështirë”, u shpreh Preçi.
Drejtori i përgjithshëm i shërbimit zjarrfikës, Arben Cara, nënvizoi se vetëm gjatë muajve të fundit janë regjistruar 593 raste ndërhyrjesh, duke treguar përmasat e punës që kryhet çdo ditë. Ai veçoi edhe rastet e zjarr vënieve të qëllimshme, të cilat u shmangën falë reagimit të shpejtë dhe profesional.
“Situatat masive i kemi përjetuar në zjarret masive ku operacionet për ditë të tëra na ka bërë që të truajmë pyjet’, u shpreh Cara.
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, theksoi se kjo mirënjohje është një shenjë e vogël vlerësimi për efektivët dhe shtoi se me mbështetjen e qeverisë sektori do të përmirësohet.
“Shprehim mirënjohjen para punës së jashtëzakonshme që keni bërë”, tha Nderu.
Ceremonia u mbyll me mesazhin se puna e zjarrfikësve është një mision që shpesh kryhet në kushte të rrezikshme dhe i bën qytetarët të ndihen më të sigurt çdo ditë.
/rtsh.al/