Lezha përgatitet për sezonin turistik. Ndreu: Operatorët të mbajnë pastër zonat ne administrim

Në fillim të mandatit të tij të dytë në drejtimin e Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu ka zhvilluar një takim me operatoret turistik në prag të nisjes së sezonit.
Në fjalën e tij Ndreu është shprehur i ashpër në lidhje me bizneset të cilat nuk mbaj pastër ambientin ku operojnë gjithashtu duke kërcënuar me mbyllje të aktivitetit për hotelet që nuk paguajnë taksën e dhomës.
Në takimin e zhvilluar operatorët turistik kërkuan zgjidhje disa problematika që shqetësojnë operatorët dhe pushuesit.
Operatorët turistikë kërkojnë më shumë përkrahje nga shteti kryesisht për sa i përket infrastrukturës, ndërsa një problem i madh për ta do të jetë edhe mungesa e krahut të punës, ku shumë prej tyre nuk kanë plotësuar ende as 50 përqind.
/rtsh.al/