Sigal Uniqua Vital Truck në Bradashesh

Për dy ditë me rradhë, 2 dhe 3 Qershor, klinika lëvizëse Sigal Uniqua Vital Truck dhe stafi i saj kanë ndaluar në stacionin e radhës, në Bradashesh të Elbasanit për të kryer ekzaminime shëndetësore falas për dy ditë me radhë.
Ky aktivitet është pjesë e politikave dhe vizionit të kompanisë më të madhe të sigurimeve në drejtim të mirëqenies së klientëve të saj dhe në emër të një shëndeti më të mirë.
I pranishëm në aktivitet, themeluesi dhe CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari u shpreh se kompania që drejton nuk synon vetëm ofrimin e produkteve më të mira për sigurimin e shëndetit si “Teleshëndet”, “Jetë Plus” apo së fundmi edhe “Sigurimi anti Tumor”, por dhe edukimin e qytetarëve për më shumë vëmendje ndaj shëndetit.
Prej vitit 2015, kur edhe u ndërtua, “SIGAL UNIQUA Vital Truck” ka bërë mbi 4500 km, në 200 vendqëndrime nga Vermoshi në Konispol për të kryer ekzaminime mjekësore falas, ndërsa në muajt dhe vitet në vazhdim do të jetë edhe në zona të tjera të vendit.
/ RTSH /