Përrenjasi në prag të sezonit turistik. Belba: Synohet lehtësimi i barrës fiskale për bizneset turistike

Me afrimin e sezonit turistik Bashkia e Përrenjasit ka fokusuar punën e saj në mbështetje të sipërmarrjeve në fushën e agroturizimit.
Për kryetarin e bashkisë Nuri Belba synimi është angazhimi i sa më shumë të rinjve në sektorin e turizmit, duke i mbështetur ata me një fond te posaçëm.
Bashkia e Përrenjasit ka nisur punën në prag të sezonit turistik duke synuar lehtësimin e barrës fiskale për bizneset e reja dhe ato ekzistuese që mbulon kjo bashki.
Në territorin e kësaj bashkie numërohen 7 zona turistike ku një ndër më të veçantat është ajo e Bërzheshtës.
Belba shprehet se edhe bizneset e tjera të vogla do të përfitojnë nga ulja e taksave
Gjatë vitit të kaluar në territorin e bashkisë u hapën 12 biznese të reja. Këtë vit ky numër pësoi një ulje ku u hapen vetëm 4 biznese të reja dhe u mbyllën 7 biznese kryesisht për shkak te krizës.
/rtsh.al/