E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezha, qyteti pa një muze të mirëfilltë

Lezha mbetet një nga qytetet që ende nuk ka një muze të mirëfilltë për të prezantuar kulturën dhe historinë e saj. Ky qytet nuk ju ofron asgjë vizitorëve, ndërsa nga 16 monumente të regjistruara dhe të mbrojtura me ligj, vetëm 4 prej tyre janë të vizitueshme. Megjithëse numri i turistëve dhe vizitorëve të huaj e vendas rritet nga viti në vit, kjo nuk i ka paraprirë me shtimin e zonave të vizituara apo edhe me ngritjen e muzeve. Sipas ciceronit Halit Kavaja, mungesa e fondeve ka sjellë këtë situatë në Lezhë, gjë për të cilën kërkohet me deomos ndërhyrjen e qeverisë shqiptare dhe ministrisë së kulturës.
Mjaft objekte kulti apo edhe historike të cilat vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë në rrethin e Lezhës, janë pak të njohura edhe për vetë komunitetin. Kësaj i shtohet edhe mungesa e guidës për në këto zona, pasi me ose pa dashje këto zona nuk trajtohen si mundësi eksplorimi për turistët e ndryshëm.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›