Gj. e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit për Ahmetajn

Gjykata e Lartë la të pandryshuar vendimin për detyrim paraqitje për efektivin e Gardës Gazmend Ahmetaj. Në seancën e sotme gjyqësore la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit e cila kishte dhënën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për gardistisn e akuzuar për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit.
Ahmetaj, po hetohet në liri si i dyshuar për vrasjet e katër demonstruesve më 21 janar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë.
Apeli vendosi ta lirojë gardistin por prokuroria iu drejtua Gjykatës së Lartë ku kërkonte “arrest me burg” për Gazmend Ahmetajn por kjo kërkesë u hodh poshtë edhe nga kjo gjykatë.