Serbi, RTS kërkonndjesë: U bëmëvegël e Millosheviçit
BEOGRAD- Stacioni televiziv shtetëror serb RTS i njohur për raportimet e tij të njëanshme gjatë konfliktit në Ballkan në 1990 i kërkon ndjesë teleshikuesve të saj për përdorimin e saj si vegël propagande e regjimit të Millosheviçit
“Me raportimet e saj të ngjarjeve tragjike të 1990, RTS në shumë raste lëndoi ndjenjat, integritetin moral dhe dinjitetin e qytetarëve serb, partive opozitare, gazetarëve dhe minoriteteve etnike e fetare, si dhe popujve fqinjë dhe shteteve të tyre” thuhet në një deklaratë të publikuar dje nga bordi i menaxhimit të RTS.
RTS njihej për besnikërin e saj të palëkundur ndaj rregjimit të Sllobodan Milloshevicit, në atë kohë, duke arritur deri aty sa të etiketonte kundërshtarët e tij si “tradhtarë” apo dhe mercenarë të paguar nga perëndimi”
“Bordi i Radio Televizionit Serb i kërkon ndjesë qytetarëve serbë dhe shteteve fqinje të cilat kanë qenë objekt i fyerjeve, shpifjeve dhe përmbajtjeve që në ditët e sotme mund të shihen si gjuhë e urrejtjes” –vazhdon deklarata, citon AFP
Përmbajtja e programeve të RTS ishte projektuar me qëllim diskretimin e opozitës serbe dhe udhëheqësit e saj, si pjesë e një propagande të një rregjimi jo demokratik” – tha bordi.
Ndërtesa e Radio Televizionit Serb u bombardua në 1999 nga sulmet e forcave ajrore të NATO-s të cilët iu kundërvunë regjimit të Milloshevicit për represionin mbi shqiptarët e Kosovës . Gjatë sulmit të NATO-s mbetën të vrarë 16 punonjës, kryesisht stafi teknik, të RTS.
Me rënien e regjimit të Milloshevicit, në tetor 2000 RTS ndryshoi dhe politikën e vet editoriale duke premtuar se do vihej në shërbim të publikut.
(s.g/BalkanWeb)