Lezhë, 11 të plagosur e 1 i vdekur brenda 24 orëve
Mbingarkohet me të aksidentuar urgjenca e spitalit rajonal të Lezhës në një fundjavë aksidentesh. Bilanci i rëndë, brenda 24 orëve në qytetin e Lezhës mësohet të jenë 11 të plagosur dhe 1 i vdekur.
LEZHE- Mbingarkohet me të aksidentuar urgjenca e spitalit rajonal të Lezhës në një fundjavë aksidentesh. 2 të tillë, ku bilanci i rëndë është 6 të plagosur dhe një i vdekur, janë shënuar në harkun kohor prej një 1 ore në superstradën Lezhë- Shkodër në distancë vetëm 1 kilometer nga njëri-tjetri ndërsa një i tretë ka ndodhur në mesditë ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 11.00 në hyrje të fshatit Balldre, ku një automjet tip Golf që drejtohej nga Prel Nika me detyrë oficer policie në Shkodër, ka goditur pas një parakalimi të gabuar një motocikletë që drejtohej nga Simon Popa 60 vjec nga fshati Rraboshte e Lezhës.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur pak orë pas ngjarjes në spitalin ushtarak të Tiranës, 60 vjecari Popa, ndërsa drejtuesi i autoveturës ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Vetëm një orë më vonë, një tjetër aksident është shënuar në dalje të fshatit Balldre, ku një autoveturë tip Volgsvagen me targa të Lezhës që drejtohej nga 28 vjecari Marjan Pemaj është përplasur me një furgon taksi me targa të Shkodrës me 4 pasagjerë që drejtohej nga 42 vjecari Gezim Zijuka, që udhëtonin në drejtim të Lezhës.
Përplasja ka qënë e fortë duke bërë që të dy automjetet të dalin jashtë rrugës, ndërsa furgoni është rrotulluar disa metra poshtë rrugës. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i autoveturës, 28 vjecari Pemaj, drejtuesi i furgonit, 42 vjecari Zijuka si edhe 3 nga 4 pasagjerët që ndodheshin në furgon. Shkak i këtij aksidenti kanë qënë manovrat e gabuara të drejtuesit të autoveturës që drejtohej nga 28 vjecari, Marjan Pemaj.
Ndërsa aksidenti i tretë është shënuar mesditën e sotme, dy orë pas dy të parëve. Dy automjete me targa të Tiranës, njeri tip Volsvagen Polo dhe tjetri tip Mercedes 2500 janë përplasur në hyrje të një parkingu në rrugën Shtraus në qender të qytetit të Lezhës. Si pasojë janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve, njëri prej të cilëve me dëmtime të rënda.
Këto aksidente pasojnë atë të një dite më parë në qendër të qytetit të Lezhës, ku pas përplasjes së dy automjeteve në bulevardin e qytetit, mbeten të plagosur 3 persona një prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore. Bilanci i rëndë brenda 24 orëve në qytetin e Lezhës mësohet të jenë 11 të plagosur dhe 1 i vdekur.
(e.n/News24/BalkanWeb)