E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, autobusi përplas për vdekje të moshuarën

Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Kavajë-Rrogozhinë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Ballutje. Viktima po kalonte rrugën teksa është përplasur nga një autobus pasagjeresh i linjës Elbasan-Tiranë. 

KAVAJE- Kalimi nga njëra anë e rrugës në tjetrën i ka marrë jetën një të moshuare në Kavajë. Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Kavajë-Rrogozhinë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Ballutje.

Viktima 61-vjecarja Fitnete Shehu po kalonte rrugën teksa është përplasur nga një autobus pasagjeresh i linjës Elbasan-Tiranë, i cili e ka tërhequr trupin e gruas rreth 20 metra në rrugë.
Për pasojë, e moshuara nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve, të cilat i kanë shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje mbërriti dhe policia e cila ndaloi drejtuesin e autobusit dhe bllokoi mjetin me targë Elbasani 68 57 B.
Mësohet se shkak i këtij aksidenti, sikurse disa të tjerë që kanë ndodhur, është mungesa e mbikalimeve për këmbësorët, të cilët tëntojnë të kalojnë rrugën.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›