E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, gjendet i vdekur në motel klienti

Viktima ishte strehuar dy ditë më parë në një dhomë të motelit, ndërkohë që trupi i tij u gjet sot nga pronari. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. 

LIBRAZHD- Gjendet trupi i pajetë i një mashkulli breda një moteli në Librazhd. Mësohet se viktima ishte strehuar dy ditë më parë në një dhomë të motelit, ndërkohë që trupi i tij u gjet sot nga pronari, të cilit ju desh të thyente derën e dhomës për të nxjerrë prej andej klientin që i kishte mbaruar afati i qendrimit.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Viktima nuk është identifikuar ende.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›