E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe, 12 vjecari bie ne lume, vazhdojne kerkimet

LEZHE- Një grup polumbarësh kanë rifilluar sot në mëngjes kërkimet për gjetjen e ndonjë gjurme të fëmijës 12 vjecar i cili ra aksidentalisht në lumin Drin.
Zef Marku, nga lagjja “Skënderbej” e qytetit të Lezhës rezulton i humbur që prej pasdites së djeshme kur ka hyrë në ujë bashkë me vëllain e tij për të marrë topin që kishte rënë në lumë. Nga uji ka dalë vetëm i vëllai i tij.

Kanë qenë pikërisht shokët e 12 vjecarit ata që lajmëruan policinë për ngjarjen e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe polumbarë për të bërë kërkime në thellësi.

Korrespondenti i News24 raportonte dje pasdite nga vendi i ngjarjes se familjarët e 12 vjecarit tepër të alarmuar herë pas here hidheshin vetë në ujë për të gjetur trupin e të miturit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›