E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja miraton ekstradimin e Veselin Vlahovićit

MADRID- Qeveria spanjolle pranoi dje të ekstradojë kriminelin e dyshuar për krime të luftës Veselin Vlahović. Ai u ndalua në Spanjë muajin e kaluar në kuadër të një hetimi për vjedhje.

Në mbledhjen javore kabineti i kryeministrit Jose Luis Rodriguez Zapatero miratoi kërkesat për ekstradim për Vlahovićin nga autoritetet në Bosnjë, Serbi dhe Mal të Zi- thuhet në faqen e internetit të qeverisë.

Vlahović njihet si "përbindëshi i Gërbavicës", lagjes së Sarajevës ku ai dyshohet të ketë kryer krimet. Ai kërkohet për vrasjen e më shumë se 100 vetëve gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1992-1995.
(s.g/Dwelle/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›