Fushë-Arrëz, vjedhjet në dyqane, pa asnjë autor
FUSHë ARRëZ- Frikë dhe pasiguri në qytetin e Fushë-Arrëzit, si shkak i vjedhjeve me thyerje cdo natë të dyqaneve në këtë qytet. Rastet e përsëritura të thyerjeve të dyqaneve për të cilat policia akoma nuk ka identifikuar asnjë autor po bëjnë që banorët e qytetit verior të mos ndjehen të sigurt, ndërsa pronarët e lokaleve po detyrohen të flenë në dyqanet e tyre nga frika e thyerjeve.
Gjatë këtij muaji mësohet se kanë ndodhur 5 vjedhje me thyerje në dyqane, ndërsa vetëm tre ditë më parë tre dyqane u thyen brenda natës. Kryesisht vjedhësit ordiner kanë marrë artikuj të ndryshëm ushqimor dhe paketa duhani, një dëshmi kjo e shtimit të varfërisë në rrethin verior.
Sipas policisë thyerja e grilave metalike tregon se kemi të bëjmë me vjedhje të mirëorganizuar, por ende pa autor. Ndërsa Bashkia e qytetit bën thirrje për vendosjen e një patrulle policore gjatë natës në rrugët e qytetit, dhe marrjen e masave urgjente për ndalimin e fenomenit.
(m.a/News24/BalkanWeb)