E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe-Lac aksident rrugor vdes 27-vjecari

Një person ka humbur jetën mëngjesin e së mërkurës si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç.

27 vjeçari Gjovalin Vuksana, nga fshati Gajush i Lezhës ka gjetur vdekjen e menjëhershme kur automjeti tip “BMW” me të cilin udhëtonte, ka dalë nga rruga.

Policia ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, i cili paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe, tej normave të lejuara, me të cilin udhëtonte 27 vjeçari.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›