E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotografi e rrallë nga "Miss Korça 1931"

Shumë larg përpjekjeve për të realizuar spektakle bukurie të ngjashmet me ato të  sotmet.
Nën efektin e projektorëve ndriçues, fustaneve të dizajnuara nga  stilistë të famshëm, bizhuteri që ndrisin qafën e taka 15 centimetra e sipër,  spektaklet e dikurshme janë të një soji tjetër.   Pa kurrfarë ngjashmërie me  modelin e eventeve që rëndom zhvillohen në ditët tona, kjo fotografi e publikuar nga "Panorama", tregon një  moment pozimi të konkurrenteve në spektaklin e bukurisë “Miss Korça”. Nga  përpjekja për të lexuar nga fashat identifikuese, që ato kanë vendosur në trup,  dallojmë disa prej tyre me shënimin “Miss Korça”, një tjetër “Miss Drenova” dhe  dy të tjera tërësisht të palexueshme.   Gjithsesi, pamja e protagonisteve duket në  kufijtë e një përpjekjeje për t’u vlerësuar, nëse u referohemi viteve në të  cilat është organizuar konkursi. Fustane të thjeshta në dizajn, në gjatësinë  normale pak mbi gju, dhe ndonjë detaj pale apo fjongo bie në sy tek-tuk, ndërsa  kanë mbathur këpucë të sheshta dhe tepër të thjeshta. Kapelat ose ndonjë karficë  e vendosur në kokë e shtojnë dozën e feminilitetit te këto vajza, të cilat me  siguri për kohën duhet të jenë marrë si etalon i modës dhe tendencave të  veshjes. Ndoshta, sot ngjajnë pak si demode për një konkurs të vërtetë bukurie. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›