Lezhë, Rama-Berishës: Hap kutitë e votimit ose largohu

Kreu i PS-së, Edi Rama nga Lezha i ka bëre apel edhe një herë kryeministrit Sali Berisha të hapë kutitë e votimit ose të largohet. Rama tha se Shqipëria po mbyll një vit në krizë dhe po nis një tjetër vit në krizë. Kryesocialisti Rama tha se beteja e opozitës nuk lidhet vetëm me kutitë e mbyllura, por me ëndrrat dhe shpresat që janë të mbyllura në ato kuti. Kreu i PS-së theksoi se kryeministri Berisha premtoi mos-rritjen e energjisë, por e theu këtë premtim.
Ai vlerësoi se rritja e energjisë është e pajustifikueshme.