3 ish ushtarakë, libër mbi misteret e “Gërdecit”
Në prag të përvjetorit të tragjedisë së Gërdecit, 3 ish-ushtarakë kanë prezantuar librin “Misteret e trafikut të armëve në Shqipëri”. Libri sjell fakte, të dhëna dhe dëshmi për mistere të trafikut të armëve në vend, e mbi të gjitha për misterin e Gërdecit.
TIRANE- 3 ish-ushtarakë, në prag të përvjetorit të tragjedisë së Gërdecit, kanë prezantuar librin “Misteret e trafikut të armëve në Shqipëri”.
Libri i cili ka si autorë, Kujtim Boricin, Eduart Abazin dhe Zyhdi Krojn më shumë se një analizë, sjell për lexuesit fakte, të dhëna dhe dëshmi për shumë mistere të trafikut të armëve në Shqipëri por mbi të gjitha për misterin e Gërdecit.
Tre autorët duke qënë dhe ish-ushtarakë, sjellin faktë për arsenalin e armëve dhe municioneve, madje faktet arrijnë deri në inventarin e depove ushtarake në vend. Libri pasqyron një rezyme të armëve e municioneve që kanë dalë nga Shqipëria, që nga dekreti i ish-Presidentit, Ramiz Alia për shitjen e armëve shqiptare në Gjeorgji e Armeni apo dhe ngjarjet e marsit të vitit 1997.
Por sigurisht maja e ajsbergut në libër është pikërisht `Tragjedia e Gerdecit`, ngjarje e cila frymëzoi autorët të krijonin këtë libër.
“Misteret e trafikut të armëve në Shqipëri” rikujton dhe një herë tragjedinë më të madhe e cila shkaktoi 26 viktima, nga ku doli në dritë trafiku i armëve dhe municioneve. Por duke përjashtuar analizën e tragjedisë, autorët vendosin para përgjegjësisë morale politikën e sotme dhe ish-ushtarakët që kishin lidhje me ish-kombinatin e vdekjes në Gërdec. (e.n/News24/Balkanweb)