Rama ne Rreshen Do te rifillojme protestat me me shume vendosmeri

MIRDIT. Ne qytetin e Rreshenit kryetari i PS-se Edi Rama ka patur nje takim te hapur me anetar dhe simpatizante te Partise Socialiste i shoqeruar nga kryetari i grupit kuvendor spocialist Gramoz Ruci dhe deputetet e qarkut Lezhe Gjovalin Kadeli Armando Prenga dhe Gjok Jaku.
Ne fjalen e hyrjes se ketij takimi bashkebisedues Rama ka thene se besoj qe sot jane pak per te mos thene aspak shqiptare qe nuk e kane kuptuar qe ajo qe ndodhi me 28 qershor 2009 akoma me shume fakti se kutite e votive te vjedhura mbajtur mbyllur me zor ne shkelje te Kushtetutes dhe te drejtes se popullit per te pare voten e vet ka lidhje te drejtperdrejte me gjendejn e renduar ekonomike te familjeve shqiptare. Ka lidhje te drejtperdejte me deformimin e qeverisjes me korrupsionin per dite e me shqetesues qe praktikisht dikton vendimmarrjen e qeverise. Ka lidhje me gjithcka qe nuk shkon nire ne punet e vendit sepse nje demokraci normale nuk do mund te funksiononte ne rast se populli nuk lejohet te zgjedhe dhe vota e tij nuk numerohet ndershmerisht.
Rama tha me tej se demokracia normale nuk mund te funksionoje ne raste sse qeveria ia merr popullit voten edhe kur ai nuk ia jep. Praktikisht duke vepruar ne kete menyre qeveria kthehet vegel ne nje grusht njerezish per ti garantuar vetes perfitime astronomike e duke rrenuar ekonomine kombetare duke ndikuar drejtperdrejt ne ekonomine familjare. Ky eshte realiteti i sotem dhe keshtu idhet gjendja e sotme me kutite e mbylllura te 28 qershorit
Duke u ndalur ne gjendjen mizerabel ekonomike te shqiptareve ai ka thene se ju te gjithe jeni deshmitare te faktit se cdo muaj qe kalon iu duhet te nxirrni me shume leke nga xhepi per te blere me pak se cblenit disa muaj me pare sepse kur cmimet shtrenjtohen dita dites fuqia blerese e cdo familje qe jeton me djerse apo te ardhura qe nuk vijne nga korrupsioni shkon dem.
Ne dhe brezat e ardshem nuk mund te paguajme borxhet qe po e fut vendin Sali Berisha per te prere shirita elektorale duke na kthyer ne popullin e borxheve te pafundme. Keto jane deshmi te dhimbshme gjithcka ne kete vend qe nuk qeveriset eshte ne krize edhe sipermarrja e vogel e mesme dhe e madhe eshte ne krize. Shqiptaret jane deshmitare te rritjes drastike gjate muajit gusht te cmimeve te vajit ujit qumeshtit sheqerit dhe te gjithe produkteve te tjera te ambalazhuara me plastike dhe qelq.
shte alarmues fakti qe kemi 1 milion te papune nga kjo keqeverisje ndersa eshte shprehur se me kete varferim qe po u ben shqiptareve qeverisja e sotme perdite e me shume po ushtron veprimtari kriminale dhe jo qeverisje ndaj popullit te vet.
E vetmja zgjidhje e mbetur per 1 milion te papunet dhe te gjithe shqiptaret perfaqesuesit e biznesit te vogel te mesem e te madh qe sot ankohen se nuk ka pune e nuk ka leke eshte largimi i kesaj qeverie qe sditi kurre te punoje per shqiptaret por qe eshte duke grabitur gjithcka mundet per te pasuruar nje grusht njerezish ne pushtet.
Rama kerkoj zemer dhe durim nga socialistet e Mirdites ashtu si dhe te gjithe Shqiperise duke u shprehur se nese qeveria do te vazhdoje te beje te shurdherin opozita do te rifilloje protesta me nje vendosmeri e kurajo edhe me te madhe qe buron nga fakti se paralajmerimet e saj per rrenimin ekonomik dhe kapjen e shtetit qe buron nga vjedhja e votes tashme jane bere realitet.
Ruci tha se nese Berisha do te shkoje tek djegia e fleteve te votimit sepse po kerkohet nje vendim i KQZ dhe 500 litra nafte duhet ta dije e te matet mire sepse do ti digjet perfundimisht karrikja e tij duke lene te kuptoje se kampi opozitar do te perfshihet ne protesta te fuqishme dhe se pa hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 ne kete vend nuk do te kete zgjedhje te tjera.
Kete e ka theksuar me force dhe vete kryetari socialist Rama i pyetur nga salla duke u shprehur publikisht se ju votuesit dhe populli duhet te jeni roje te puneve qe bejne drejtuesit socialist neper zona pasi ne nuk kerkojme te nderrojme nje oborr per te sjelle oborrtaret e radhes por nje qeverisje te drejte te ndershme e efikase per popullin.
LIBRAZHD- Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ne turin e tij ne baze eshte ndalur dje ne qytetin e Librazhdit. Te ngrihemi ne kembe per te protestuar u shpreh Rama ndersa theksoi se mjafton numri prej 1 milion te papunesh per te permbysur qeverine
Gjate fjales se tij Rama tha se vendi po perjeton nje krize demokracie dhe drejtesie. Vendi nuk po qeveriset tha ia por po sundohet nga korrupsioni.
Borxhi publik eshte lak qe po mbyt te ardhmen e ketij vendi vazhdoi me tej kreu socialist ndersa beri thirrje per tu ngritur ne kembe dhe per te protestuar kunder kryeministrit borxhli.
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne turin e tij ne Tepelene dhe Permet deklaroi se do te rifillojne protestat me me shume kuraje. Perballe tepelenasve kryesocialisti vuri theksin ne zgjedhjet e shkuara duke theksuar se ne keto zgjedhje u grabit vota. Po dalin ne drite te palarat e qeverisjes. mimet e ushqimeve po shtrenjtohen. Krahas kesaj Shqiperia ka nje shifer rreqethese papunesie 1 milione te papune. Ne nje vend si Shqiperia ne mes te Evropes 1 milione te papune eshte nje shifer e patolerueshme. Papunesia eshte nje drame detyrimi yne ta luftojme kete papunesi - deklaroi Rama. Sipas tij sistemi shkollor nuk eshte i besueshem. Ai theksoi se shkolla eshte e zhytur ne korrupsion. Kreu i opozites vleresoi se raporti i universiteteve privat-shtet eshte skandaloz. Per te sfidat e integrimit nuk perballohet me kete arsim. Shqiperia perdite e me shume zhytet ne borxh nga borxhet qe merr qeveria. Keto borxhe i merr Berisha por i paguajme ne. Nuk ka asgje me keq se te marresh borxh per te lare borxh. Atdheu nuk mund te jete nje shtepi e lene peng. Keto borxhe do ti laje qeveria e ardhshme se ai nuk ka asnje fre. Duhet te largojme me cdo kusht qeverine per te mos lejuar qe e nesermja te jete e pamundur. Na duhet nje model i ri nje moral e rruge e re - u shpreh kreu i socialisteve. Sipas tij Shqiperia po vuan mungesen e transparences. Ai tha se arsyeja eshte qe ia merr voten popullit duke ia vjedhur. Do te rifillojme protestat tona dhe me me shume kuraje. Te protestojme te rezistojme se kemi detyrim ndaj vendit - apeloi ndaj te pranishmeve Edi Rama.
Ndersa nga qyteti i Permetit lideri i opozites deklaroi se Sali Berisha vodhi votat e 28 qershorit. Kryesocialisti tha se Shqiperia eshte degraduar. Ai solli ne vemendje aferat korruptive te bera publike nga opozita ditet e fundit qe lidhen me njerez afer pushtetit. Shikoni cfare po ndodh me ato prova dhe fakte qe ne po bejme te ditur perdite. Shikoni se si perballe tyre qeveria reagon me propagande te ulet me shpifje dhe sharje te uleta. Qeveria mundohet te mbushe mendjen se nuk ka asgje me te mire per te zgjedhur se sa kjo alternative qe na jep kjo qeveri. Faktet tregojne qe Kryeministri dhe ministrat perfitojne sa te mund duke grabitur Shqiperine - u shpreh lideri i opozites.
Pak dite me pare kreu i Partise Socialiste Edi Rama gjate nje takimi me socialistet ne qytetin e Elbasanit akuzoi dhe njehere pushtetin se po grabit cdo gje qe po i del perpara dhe kjo si pasoje e vjedhjes se votave. Rama ka theksuar se denoncimet e fundit te opozites nuk kane te bejne me marrjen e pushtetit por me transparencen. Opozita kerkon nje qeveri me bashkepunuese dhe transparente tha Rama por kjo smund te ndodhe pasi pushteti i Berishes eshte i krimbur koke e kembe.
Gjate fjalimit te tij kreu i opozites tha se bujqesia nuk prodhon me mjedisi po shkaterrohet dhe numri i te papuneve po rritet cdo dite pasi sot jane mbi 1 milion shqiptar te papune.
Rama nga Elbasani ka bere thirrje gjithashtu dhe per mobilizim ne protesta nese do te jete e nevojshme ne menyre qe te largohet qeveria e Berishes.