E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, arrestohet vrasësi i ish-vjehrrit

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së enjtes rreth orës 05:15, në fshatin Shën Koll të Lezhës. Autori kishte shkuar tek shtëpia e familjes ish-gruas, Lindita Vuksani, dhe kishte kërkuar që të takohet me të, me të cilën kishte jetuar për 18 vite dhe kishte dy djem.

Për të sqaruar Murrën, në derën e shtëpisë del ish-vjehrri I tij, 70-vjeçari Fran Vuksani, I cili i kërkon të largohej nga banesa e tyre, pasi e bija, Lindita nuk kishte punë me të. Debati mes palëve ishte acaruar, ndërsa plaku kishte kërcënuar Murranin se do të sinjalizonte policinë.

Në debat e sipër Murrani ka nxjerrë automatikun që e kishte futur poshtë xhupit që kishte veshur dhe ka qëlluar mbi ish-gruan e tij, Lindita Vuksani. Në moment plaku ka tentuar të mbrojë vajzën e tij, por është bërë shoshë nga plumbat e kallashnikovit. Pas vrasjes Ludovik Murrani është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa të shtënat e armës kanë zgjuar nga gjumi banorët e fshatit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Menjëherë pas vrasjes policia nisi operacionin për kërkimin dhe arrestimin e autorit i cili u prangos në orët e vona të natës. Mësohet se viktima 70-vjeçari Fran Vuksani është vëllai i ish-deputetit demokrat Gjok Vuksani, ndërsa vajza e tij Lindita ndodhet e shtruar në Spital Ushtarak në gjendje kritike për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›