E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet e Multimadias provokojne me punimet e tyre ne galerine FAB

Konceptet e reja të artit figurative si video, instalacion sjellin te publiku aspekte sociale dhe shoqërore të perceptuara nga artistet e rinj .
Të nxitur nga tema "Hapësira dhe koha me o pa kornizë" ata kanë bashkuar punët në një territor të përbashkët, ku secili është përpjekur të jetë individual sipas petagogut dhe kuratorit të eskpozitës Vladimir Myrtezai

Larmi e krijimesh, idesh e mediumesh, si mesazhi kundër ndotjes, posterat elektorale dhe copëzat intimi kanë frymëzuar studentët e multimedias . të cilët këtë degë e kanë zgjedhur jo rastësisht por edhe me qëllimin e lehtesive për tu punësuar nesër

Në punët e kësaj ekspozite përcillen pikëpyetje, përgjigjje, qendrime mbi terma filozofikë apo reflektime mbi një realitet të caktuar.

Ekspozita konceptuale do të qendrojë e hapur për një javë në galerinë Fab të universitetit të arteve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›