E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, bombë në një banesë

LEZHE-Një bombë ka shpërthyer në banesën e një familjeje në fshatin Kolsh të Lezhës.
Policia e Lezhës bëri të ditur sot se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 minuta të mëngjesit në fshatin Barbulloje në komunën Kolsh. Familja e Gj.Frrokut është zgjuar nga zhurmat e fuqishme te shpërthimi te nje lënde plasëse që Policia e cilësoi më pas si bombë. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar përvec dëmeve materiale.
Policia ka nisur hetimet për autorët e vendosjes së bombës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›