E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dërgon në KQZ kërkesën ankimore për tabelën e Tiranës

TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Sociliste Eridian Salianji ka dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor kërkesën ankimore për tabelën përfundimtare të Tiranës.

Vendimi për miratimin e tabelës permbledhese per Tiranën u mor vetëm me katër votat e anëtarëve të mazhoranës. Pas rivlerësimit të fletëve ashtuquajtura të kontestuara rezultati i Tiranës ndryshoi duke shpallur fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha me 81 vota më shumë

Në orën 24:00 skadonte edhe afati për ankimim në KQZ. Partia Socialiste kishte afat 72 orë për të ankimuar vendimin në Komisionin Qendror Zgjedhor i cila operoi si KZAZ për Tiranën për të vlerësuar fletët të ashtuquajtura të kontestuara.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›